Presidenti amerikan Joe Biden ka vlerësuar se armëpushimi në Gazë është i nevojshëm sepse situata do të bëhet “shumë e rrezikshme” nëse luftimet vazhdojnë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon më 11 mars.
“Është në duart e Hamasit”, ka thënë Biden në një fjalim të shkurtër para gazetarëve kur u pyet për armëpushimin.
Bideni ka shtuar se izraelitët ishin bashkëpunues dhe se një propozim “i arsyeshëm” ishte në tryezë për të lejuar lirimin e pengjeve në këmbim të armëpushimit.
Bisedimet e zhvilluara në Kajro për armëpushim u ndërprenë pa rezultat, por delegacioni i Hamasit njoftoi se do të qëndronte edhe një ditë me kërkesë të negociatorëve.
Kanë mbetur vetëm pak ditë për t'i dhënë fund armiqësive para fillimit të Ramazanit.
Presidenti amerikan përsëriti se më shumë ndihma duhet të shkojnë në Gazë, e cila është prekur nga një krizë serioze humanitare.
-
Bideni ka frikë për dhunë në Jerusalemin Lindor gjatë Ramazanit
-
Bideni jep detajet për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas
-
Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza
-
Mos e minoni marrëveshjen për armëpushim në Gaza, paralajmëron Bideni
-
Biden thotë se nuk ka marrëveshje për armëpushim në Gazë në të ardhmen e afërt