Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do të mbyllë një tubacion kryesor të gazit rus për në Gjermani nëse Rusia pushton Ukrainën, raporton agjencia AP.
Duke folur pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Washington, Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i japë fund tubacionit Nord Stream 2.
Shqetësimet janë duke u rritur te forcat perëndimore për një pushtim të Ukrainës nga Rusia. Por Moska po e mohon këtë.
Rusia aktualisht ka grumbulluar afro 100 mijë ushtarë në kufijtë me Ukrainën.
Në javët e fundit, Moska ka kërkuar nga NATO që të mos e anëtarësojë Ukrainën, dhe po ashtu që NATO të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Evropën Lindore.
NATO ka refuzuar të dy kërkesat. Ka sugjeruar bisedime në fusha tjera, si kufizim të armëve bërthamore
-
Rusia paralajmërohet se mund t’i ndalet tubacioni kryesor i gazit
-
Putin: Jam i gatshëm ta furnizoj Evropën me gaz
-
Bideni vë sanksione ndaj gazsjellësit Nord Stream 2
-
Bideni u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina
-
Ukraina insiston të mos hapet tubacioni i gazit që lidh Gjermaninë e Rusinë