Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, një "bandit të pastër" ndërsa foli në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut, të enjten.
Në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në Capitol Hill, Biden ka thënë se Putini është një “diktator vrasës, një bandit i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij dhe ato janë pjesë e arsyes që kostoja po shkon kaq e lartë”, ka thënë Biden.
Në mbështetjen e tyre për sanksionet kundër Rusisë dhe Ukrainës, Biden ka thënë se Irlanda gjithashtu "po paguante një çmim të madh" për një kontribut që ai e quajti "jo të vogël".
Presidenti gjithashtu foli për bisedën e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, që do ta realizojë të premten, duke bërë shaka se "Xi kujton gjithçka që kam thënë", raporton CNN-i.
“Të gjitha shakatë mënjanë. Ai nuk beson se demokracia mund të mbahet në shekullin e 21-të”, ka shtuar Biden.
Ndërkohë, një ditë më parë, Bideni gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, e ka quajtur homologun e tij rus, Putin, kriminel lufte.