Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një kasap, pasi i vizitoi refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën, shkruan CNN.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendime i silleshin në kokë teksa shihte refugjatët, Bideni u përgjigj duke thënë se “Putini është një kasap”.
Në takim, Bideni tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij edhe më herët, por ka thënë se ishte gjithmonë i befasuar nga forca e shpirtit njerëzor.
“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafoj, thjesht dua t’i falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenar”, ka deklaruar Biden.
Kremlini i përgjigjet Bidenit pasi e quajti Putinin “kasap”
Edhe
Zelensky e quan Putinin skllav të luftës
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e quajti presidentin rus Vladimir Putin “një kasap” gjatë një konference me gazetarët.
Dhe Kremlini u është kundërpërgjigjur komenteve të Bidenit, duke thënë se “këto deklarata kufizojnë edhe më tej përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vende”, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.