Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Siç është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, në këtë bisedë, Bideni ka thënë se sulmet ndaj punonjësve humanitarë dhe situata e përgjithshme humanitare në Gaza janë të papranueshme, raportoi të enjten “The Guardian”.
Ai i ka bërë të ditur Netanyahut se mbështetja e SHBA-së varet nga hapat e rinj që do t’i marrë Izraeli në Gaza.
“Bideni e bëri të qartë nevojën që Izraeli të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmin në civilë, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës”, thuhet në deklaratë.
Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazan do të përcaktohet nga vlerësimi i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave.
“Ai nënvizoi se armëpushimi i menjëhershëm është thelbësor për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe për të mbrojtur civilët e pafajshëm dhe i kërkoi kryeministrit Netanyahu të fuqizojë negociatorët e tij për të arritur marrëveshje pa vonesë për të sjellë pengjet në shtëpi”, thuhet më tej në kumtesë.
-
Bideni bisedon me Netanyahun ndërsa po shtohet presioni ndaj Izraelit për Rafahun
-
Bideni bisedon me Netanyahun dhe Abbasin
-
Netanyahu takohet sot me Trumpin, do të diskutojnë për Gazën
-
Izraeli e ka siguruar SHBA-në se do t’i sulmojë vetëm objektivat ushtarake të Iranit, thonë burimet
-
Bideni flet me Netanyahun, i kërkon ta minimizojë dëmin ndaj civilëve në Liban