Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ofruar mbështetje Izraelit të shtunën, pas sulmit të papritur nga palestinezët, thuhet në një komunikatë për media nga kryeministria izraelite.
“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thirrur kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ka theksuar se SHBA-ja qëndron krah Izraelit dhe e përkrah plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”, thuhet në komunikatë. “Kryeministri ka falënderuar presidentin e SHBA-së për përkrahjen e parezervë dhe e ka bërë të qartë se kërkohet kampanjë e gjatë dhe e fuqishme për fitoren e Izraelit”.
Në një deklaratë të ndarë, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja dënon sulmet nga grupi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit.
-
Bideni bisedon me Netanyahun dhe Abbasin
-
Biden: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe pikë
-
Netanyahu falënderon Trumpin që po ndihmon Izraelin të vetëmbrohet
-
Bideni thotë se ekziston mundësia për marrëveshje Izrael-Iran
-
Bideni flet me Netanyahun, i kërkon ta minimizojë dëmin ndaj civilëve në Liban