Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe pikë

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ofruar mbështetjen e plotë për Izraelin ndaj sulmeve prej Hamasit.

“Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe popullin e vet, pikë”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se “nuk ka kurrë arsyetime për sulme terroriste”.

Megjithatë, ka shtuar se SHBA-ja mbështet Izraelin.

“Do të sigurohemi se do të kenë mbështetjen që u duhet qytetarëve të tyre, ashtu që të vazhdojnë të mbrojnë vetveten”, ka thënë presidenti amerikan në një konferencë për media.

Edhe Bideni i ofron mbështetje Izraelit Botë Bideni i ofron mbështetje Izraelit

Bideni ka thënë se ka folur me kryeministrin izraelit dhe ka shtuar se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Të paktën 200 izraelitë janë vrarë nga sulmet e militantëve të Hamasit në mëngjesin e së shtunës, kanë konfirmuar ekipet e shpëtimeve në Izrael, raporton CNN. Në anën tjetër, nga kundërsulmet izraelite janë vrarë 232 palestinezë dhe janë plagosur rreth 1700 të tjerë, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza.