Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hakmarrja e Iranit, Bideni do të mbledhë liderët e G7

Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do të diskutojë me liderët e G7 të dielën për të “koordinuar një sulm të bashkuar diplomatik” pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. 

Ai ka thënë se ekipi i tij është në kontakt të ngushtë me liderët e Izraelit. 

Bideni ka thënë se ndonëse SHBA-ja s’ka parë ndonjë sulm ndaj infrastrukturës së saj, ajo “nuk do të hezitojë të marrë gjitha masat” për t’i mbrojtur qytetarët amerikanë. 

Bideni ka thënë se SHBA-ja ka ndihmuar Izraelin t’i rrëzojë gati të gjithë dronët dhe raketat e lansuara nga Irani. 

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i ofruar përkrahje. 

“I kam thënë atij se Izraeli ka dëshmuar kapacitetin e jashtëzakonshëm për t’u mbrojtur dhe madje edhe ngadhënjyer edhe në një sulm të tillë të paprecedent. Izraeli u ka dërguar mesazh të qartë armiqëve se nuk mund t’ia kërcënojnë sigurinë”, tha Biden, raporton "AP".

Lexo përditësimet tjera
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit

Izraeli thotë se Irani lansoi mbi 300 dronë e raketa, shumica prej tyre u shkatërruan

Shpërthime dhe sirena për të paralajmëruar nga sulmet ajrore janë dëgjuar në orët e hershme të...
Artikuj të ngjashëm