Edhe pse presidenti amerikan Joe Biden nuk e di se si do të përfundojë gara e nxehtë mes zëvendëspresidentes, Kamala Harris dhe ish-presidentit, Donald Trump, sipas burimeve ai beson një gjë me siguri: Se do ta kishte fituar këtë garë, raporton CNN.
Njerëzit e afërm me Bidenin kanë thënë se, duke e pasur parasysh favorizimin e tij në mesin e votuesve të klasës së bardhë punëtore, ai beson se do t’i kishte fituar shtetet e Murit të Kaltër, që zyrtarët e fushatës së Harrisit tani thonë janë rruga e saj drejt fitores.
Duke parë rolin qendror të këtyre votuesve në fitoren e Trumpit në vitin 2016, Bideni dhe këshilltarët e tij më të afërt gjithashtu besojnë se Trumpi nuk do ta kishte fituar kurrë mandatin e parë ose se do të arrinte të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nëse Bideni shqetësohet se do ta mbajë fajin për trajektoren e kësaj gare nëse Harris nuk fiton, një këshilltar i lartë i presidentit i tha CNN-it se “presidenti është më i shqetësuar për atë që do t’i ndodhte vendit nëse ndodh kjo”.
S’ka befasi në bastione, shtetet e papërcaktuara pritet ta vonojnë procesin
-
Bideni i bindur se do ta mposhte sërish Trumpin
-
Trump i gatshëm të përballet me Harrisin në debat presidencial
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Biden: Vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë
-
Trumpi përgatitet për emërimet e posteve kryesore, Harrisi zotohet ta ndihmojë tranzicionin