Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni emëron Kamala Harrisin për të zgjidhur problemin e refugjatëve nga Meksika

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar sot zëvendëspresidenten Kamala Harris që të udhëheqë përpjekjet me Meksikën dhe shtetet e Amerikës Qendrore për të ndalur fluksin e refugjatëve drejt SHBA-së.

Bideni bëri të ditur këtë lëvizje brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit me ekipin e tij të imigrimit, me ç’ rast caktoi Harrisin që të kryejë të njëjtën detyrë që kishte kryer vetë ai gjatë kohës sa ishte zëvendëspresident i SHBA-së, gjatë presidencës së Barack Obamas, shkruajnë mediat e huaja.

Bideni ka thënë me këtë rast se Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë që Meksika dhe shtetet e trekëndëshit verior të Hondurasit, Guatemalas dhe El Salvadorit t’i ndihmojnë në këtë drejtim.