Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur në takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, njoftoi të enjten BBC-ja.

Gjatë këtij takimi, Zelensky e ka falënderuar SHBA-në dhe Bidenin për ndihmën që ka marrë vendi i tij deri më tani.

"Faleminderit për ftesën dhe për ndihmën jetike të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën për të luftuar terrorin rus", ka thënë ai.

Nga ana tjetër, ka ripohuar angazhimin afatgjatë të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë e Ukrainës dhe qëllimin e paqes së qëndrueshme.

Ai ka duartrokitur Zelenskyn dhe trimërinë e popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

Edhe Bideni do ta takojë Zelenskyn në Shtëpi të Bardhë Botë Bideni do ta takojë Zelenskyn në Shtëpi të Bardhë

“Ata fjalë për fjalë kanë frymëzuar botën”, ka thënë Bideni. "Populli amerikan... bota qëndron me ju”, ka shtuar ai.

Ky është takimi i tyre i gjashtë këtë vit dhe takimi i tretë në Shtëpinë e Bardhë.