Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Sulmet amerikane ndaj rebeleve Houthi nuk kanë ndalur sulmet e tyre në Detin e Kuq

Forcat Houthi filluan një sulm të ri me raketa në një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten, pasi presidenti Joe Biden tha se sulmet amerikane nuk e kanë penguar fushatën e militantëve në Detin e Kuq.

Duke folur pas sulmeve të SHBA-së, Biden u pyet nga gazetarët në Washington nëse sulmet ndaj objektivave të Houthit po jepnin rezultat.

"Epo, kur ju thoni duke punuar, a po i ndalojnë Houthit? Jo. A do të vazhdojnë ata? Po", tha Biden.

Pentagoni njoftoi se nuk u raportuan dëme apo lëndimet nga sulmet e Houthit teksa sulmi pasoi një raund të pestë të sulmeve të SHBA-së në Jemen të enjten, shkruan BBC.

Komanda Qendrore e SHBA-së e cila mbikëqyr operacionet amerikane në Lindjen e Mesme njoftoi se kishte shkatërruar dy raketa antianije Houthi.

"Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat Jemenit të kontrolluara nga Houthi rreth orës 15:40 me orën lokale dhe përcaktuan se ato ishin një kërcënim i menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon. Forcat amerikane më pas goditën dhe shkatërruan raketat në vetëmbrojtje", thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi ushtarak i Jemenit lëshoi më parë një deklaratë duke thënë se kishte pasur "goditje të drejtpërdrejta" në anijet ndwrkombwtare.

Edhe SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen Botë SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen

Një anije në pronësi të SHBA-së u godit gjithashtu të mërkurën, disa orë pasi Washingtoni i rishpalli Houthin si një organizatë terroriste.

Houthi filloi të sulmojnë anijet tregtare në nëntor, duke thënë se po i përgjigjeshin operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza. Që atëherë, grupi ka nisur dhjetëra sulme ndaj anijeve që kalojnë nëpër Detin e Kuq, një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të anijeve në botë.

Si përgjigje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave të Houthit më 11 janar. Sulmet - të mbështetura nga Australia, Bahreini, Holanda dhe Kanadaja - filluan pasi forcat Houthi injoruan një ultimatum për të ndërprerë sulmet në rajon.