Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë kërkesë për buxhet rekord të mbrojtjes kombëtare në kohë paqeje, prej 813 miliardë dollarësh, pasi agresioni rus në Ukrainë nxiti kërkesat për rritjen e shpenzimeve ushtarake, raporton Sky News.
Kërkesa e Bidenit ka caktuar 773 miliardë dollarë për Pentagonin.
Një shtesë prej 40 miliardë dollarësh është caktuar për programet e lidhura me mbrojtjen në Byronë Federale të Hetimit, Departamentin e Energjisë dhe agjenci të tjera, duke e çuar buxhetin e sigurisë kombëtare në 813 dollarë nga 778 miliardë dollarë sa ishte vitin e kaluar.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur mbështetjen ndaj shërbimit të mbrojtjes midis demokratëve dhe republikanëve, të cilët shohin kërcënim në rritje të sigurisë kombëtare të politikës së jashtme nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin.
Biden u kritikua gjatë fundjavës për përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve SHBA-Rusi duke thënë se Putini “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
-
Shpenzimet globale për mbrojtje u rritën për 9%
-
Administrata Biden i bën thirrje Kongresit të aprovojë ndihmat e reja për Ukrainën
-
Bideni deklaron se mbështetja për Izraelin e Ukrainën është jetike për sigurinë e SHBA-së
-
Bideni planifikon t’i bëjë thirrje popullit amerikan për financim për Ukrainën dhe Izraelin
-
SHBA-ja pritet t’i ndajë edhe 33 miliardë dollarë për Ukrainën