Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpenzimet globale për mbrojtje u rritën për 9%

ushtria, shba, trupa, forca, nato

Shpenzimet globale për mbrojtje janë rritur me 9% në një rekord prej 2.2 trilion dollarësh gjatë vitit 2023, të nxitura nga tensionet gjeopolitike të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, sipas një vlerësimi vjetor nga një institut ushtarak.

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike ka thënë se priste që buxhetet të rriteshin më tej në vitin 2024 ndërsa lufta vazhdon ashtu si situata e paqartë përreth Lindjes së Mesme mbetet pas fillimit të luftës Izrael-Gaza.

Drejtori Bastian Giegerich e ka përshkruar këtë rritje në mbrojtje si reflektim “të një peizazhi të përkeqësuar të sigurisë”. Shpenzimet ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës u rritën, ashtu si ndihma perëndimore për Kievin.

Buxheti për mbrojtje i Ukrainës u rrit gati nëntë herë gjatë vitit 2023. Buxheti i Moskës për mbrojtjes u rrit me mbi 60% për vitin 2024, ka thënë Giegerich, që nënkupton se “shpenzimi total ushtarak i Rusisë përfaqëson një të tretën e buxhetit të tërësishëm”.

Nga të gjitha, SHBA-ja mbetet shpenzuesi më i madh për mbrojtje në botë, me buxhet prej 905.5 miliardë dollarë, me Kinën të dytën dhe Rusinë të tretën.

Artikuj të ngjashëm