Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Është në dorën e Ukrainës nëse do ta sakrifikojë një pjesë të territorit për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se varet nga Ukraina kur u pyet nëse vendi duhet të lëshojë një pjesë të territorit të tij për të arritur paqen dhe për t'i dhënë fund pushtimit rus.

“Unë nuk do t’u them atyre çfarë duhet e çfarë s’duhet të bëjnë”, ishte përgjigja e Bidenit.

“Që nga fillimi, unë kam thënë – dhe jo të gjithë janë dakord me mua – asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Është territori i tyre", ka thënë Biden, shkruan CNN.

Biden shtoi se duket në një moment se do të duhet të ketë një zgjidhje midis dy vendeve, duke shtuar se “nuk e di çfarë nënkupton”.

Biden u shpreh se ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i vënë ukrainasit në një pozicion ku ata mund të mbrohen.