Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ben Stiller i thotë Zelenskyt: Ju jeni heroi im

Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller e ka konsideruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.

“Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.

“Është nder i madh për mua… ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili është emëruar ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.

Vizita e tij në Kiev dhe takimi me Zelenskyn janë realizuar në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Zelensky dhe Stiller kanë diskutuar nevojat e personave të zhvendosur përkohësisht në Ukrainë dhe Poloni, të cilët Stiller i ka vizituar para se të takonte Zelenskyn.

Edhe Lufta ndryshoi liderin ukrainas, por është koha që ai të transformohet sërish Botë Lufta ndryshoi liderin ukrainas, por është koha që ai të transformohet sërish

Gjatë vizitës së tij, Stiller ka vizituar edhe lagjet e Irpinit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra në ditët e para të luftës.

“Mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh këtu, nëse nuk keni qenë personalisht në këto ambiente”, i ka thënë ai Zelenskyt.

Të dy kanë folur edhe për karrierat që kanë pasur si aktorë komedianë.

”Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme aktrimi”, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.

Edhe Emisari i Trumpit e lavdëron Zelenskyn, pas gjithë kritikave të SHBA-së ndaj tij Botë Emisari i Trumpit e lavdëron Zelenskyn, pas gjithë kritikave të SHBA-së ndaj tij

“Jo aq të mirë sa e juaja”, i është përgjigjur Zelensky.

Para fitores në zgjedhjet presidenciale më 2019, Zelensky është njohur më së miri për rolin që ka pasur në një serial televiziv, ku ka luajtur rolin e një mësuesi në një shkollë të mesme. /rel