Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja pajtohet t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë

Siria

Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër heqjes së sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, kanë thënë diplomatë, sipas AFP-së.

Pajtimi i tyre u bë me qëllim që të ndihmohet Siria për t’u ringjallur ekonomikisht pas largimit të Bashar al-Assadit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare fillimisht u pajtuan për një marrëveshje preliminare, që më vonë gjatë ditës pritet të zyrtarizohet nga ministrat e Punëve të Jashtme.