Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Zvicra,Siria

Zvicra njoftoi të premten se do të heqë një sërë sanksionesh ekonomike të vendosura ndaj Sirisë, përfshirë edhe ndaj bankës qendrore të këtij vendi në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Pas rrëzimit të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, do të mbeten në fuqi vetëm sanksionet ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me ish-qeverinë, bëri të ditur Këshilli Federal – organi qeverisës i Zvicrës.

“Qëllimi i këtij vendimi është të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor”, thuhet në një deklaratë të Këshillit.

Pas një lehtësimi fillestar të sanksioneve në mars, Zvicra tani po heq kufizimet për ofrimin e shërbimeve të caktuara financiare, tregtinë e metaleve të çmuara dhe eksportin e mallrave luksoze, shtoi qeveria.

Gjithashtu, 24 entitete – përfshirë edhe bankën qendrore të Sirisë – janë hequr nga lista e sanksioneve.

Edhe Autoritetet siriane lavdërojnë vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve Botë 1 v. më parë Autoritetet siriane lavdërojnë vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve

Ky njoftim vjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë në fund të majit, pas një veprimi të ngjashëm nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në të njëjtin muaj.

Krejt këto lehtësimet u bën pasi në pushtet në Siri erdhi Ahme dal-Sharaa.