Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja kërkon zgjidhje për eksportin e grurit të Ukrainës

Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajrave vegjetale, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten me një rekord të ri në mars

Bashkimi Evropian po kërkon mënyra për ta anashkaluar vendimin e Rusisë për të ndaluar eksportimin e sigurt të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi, raporton agjencia AP.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar të hënën se nuk do të kthehet në fuqi marrëveshja për të lejuar Ukrainën që në mënyrë të sigurtë ta eksportojë grurin përmes Detit të Zi, përderisa Perëndimi të mos i përmbushë kërkesat e Moskës për eksportet e veta bujqësore.

Komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, ka thënë të martën se duhet dhënë mbështetje financiare për çështjen e grurit të Ukrainës. Duke folur pas një takimi jozyrtar të ministrave të Bujqësisë të BE-së në Cordoba, Spanjë, tha se duhet të mbështetet tranziti rrugor i grurit, si dhe hapja e porteve të reja detare.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë hedhur poshtë kërkesat e Kremlinit si një dredhi për t’i çuar përpara interesat e veta.

Artikuj të ngjashëm