Komisioni Evropian njoftoi se do t’i japë 14 milionë euro për të blerë autobusë shkollorë për në Ukrainë, raportoi TheGuardian të mërkurën.
Në njoftim u tha se nëpërmjet milionëve të ndarë po synohet t’iu dilet në ndihmë fëmijëve ukrainas, që qëkur ka nisur lufta, iu është vështirësuar vijueshmëria e mësimit fizik.
Sipas organizatave ndërkombëtare, 5.7 milionë nxënës ukrainas janë prekur nga lufta e Rusisë.
Mijëra shkolla dhe objekte arsimore janë shkatërruar. Zonat e evakuuar kryesisht kanë vijuar me procesin e mësimit online.
Artikuj të ngjashëm