Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i kërkoi Maqedonisë së Veriut të martën të mbështesë një kompromis të propozuar nga Franca për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes me Bullgarinë që po bllokon prej kohësh rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raportoi AP-ja.
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Shkup ku demonstruesit u përpoqën të futeshin në ndërtesat qeveritare, pasi presidenti francez Emmanuel Macron lajmëroi propozimin – të cili shumë në shtetin e vogël ballkanik e konsiderojnë të diskutueshëm – javën e kaluar. Macroni tha në samitin e NATO-s në Madrid se “një zgjidhje kompromisi” për ta hequr bllokadën e Bullgarisë ndaj aspiratave për BE të fqinjit të saj është arritur, pa dhënë detaje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa qindra persona morën pjesë në protestën e të martën në Shkup kundër propozimit francez.
Presidenti maqedon, Stevo Pendarovski, dhe qeveria e kanë mbështetur marrëveshjen e propozuar, që thërret vendin të pranojë në kushtetutën e saj ekzistencën e një minoriteti etnik bullgar.