Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta diskutojnë se çfarë mund të bëhet nga ana evropiane për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së.
“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur”, ka deklaruar Kaja Kallas përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, raporton Reuters.
Disa anije thuhet se janë sulmuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër këtë ngushticë, përmes së cilës kalon zakonisht rreth 20 për qind e naftës botërore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët e SHBA-së nuk e ndihmojnë në hapjen e dhe mbajtjen hapur të kësaj ngushtice”.
Të dielën, Trumpi foli me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, “për t’i dhënë fund ndërprerjeve në transportin detar global”.
Trumpi u bën thirrje aleatëve që të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se u ka kërkuar rreth shtatë...-
BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
-
Trumpi kërcënon sërish Iranin: Hormuzi duhet hapur shpejt ose do të goditesh rëndë
-
Trump: SHBA-ja duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të
-
Kallas: S’mund të ketë taksa për të kaluar nëpër Hormuz
-
Rifillon kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit