Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të përfshihen në rundin e gjashtë të sanksioneve, të propozuara nga Bashkimit Evropian, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota, raportoi CNN-i të mërkurën.
Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim, thanë burimet.
Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE-së.
Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë gjithashtu një ndalim të naftës ruse.
Ndërkohë, në një intervistë këtë javë, Papa Françesku kritikoi Kirillin për miratimin e arsyeve të deklaruara të Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet "djaloshi i altarit të Putinit".
Edhe
Britania e Madhe i vendos sanksione të reja Rusisë
Në përgjigje, Kisha Ortodokse Ruse tha se Papa Françesku kishte përdorur "tonin e gabuar" në karakterizimin e takimit të tij me Patriarkun Kirill dhe i quajti komentet e Papës "për të ardhur keq".
“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në vendosjen e një dialogu konstruktiv midis Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Ruse, i cili është veçanërisht i nevojshëm në këtë kohë”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Patriarkanës Ruse.
-
Kreu i Kishës Ortodokse ruse nuk sanksionohet me insistimin e Hungarisë
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë synojnë bankat dhe sektorin energjetik
-
Von der Leyen: BE-ja po përgatit sanksione të reja për ta rritur presionin ndaj Rusisë