Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe i vendos sanksione të reja Rusisë

Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë.

Sanksionet përfshijnë Komisioneren Ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, për “transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është sanksionuar gjithashtu për mbështetjen dhe miratimin e tij të luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

“Ne kemi në shënjestër mundësuesit dhe autorët e luftës së (Vladimir) Putinit, të cilët kanë sjellë vuajtje të patregueshme në Ukrainë, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, ka thënë sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Artikuj të ngjashëm