Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe u vendos sanksione të reja individëve rusë e mediave

Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj 12 shtetasve rusë dhe po ashtu dy mediave, është njoftuar të enjten, raporton BBC.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, ka thënë se po shënjestron “propagandistët rusë dhe mediumet shtetërore që po përhapin gënjeshtra dhe po mashtrojnë në lidhje me pushtimin ilegal të Ukrainës nga Putini”.

Në mesin e personave të fundit të sanksionuar janë prezantuesi i televizionit rus Sergey Brilev dhe kreut të Sputnik International Broadcasting, Anton Anisimov.

Brilev, që është po ashtu zëvendësdrejtor i mediumit shteëror rus “Rossiya”, akuzohet nga Britania se po angazhohet në mënyrë aktive për të përhapur dezinformatat e Kremlinit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Brilev më herët kishte jetuar në Britani të Madhe, ndërsa ai nuk do të jetë në gjendje t’i çaset aseteve të tij në BRitani apo të vazhdojnë bizneset në Britani.

Po ashtu janë sanksionuar edhe drejtori i kompanisë transmetuese ruse RT, Alexey Nikolov, dhe shefi ekzekutiv i Gazprom-Media Holding, Aleksandr Zharov. Asetet e tyre janë ngrirë.

Sanksionet po ashtu do të shënjestrojnë shtëpitë mediatike Rossiya Segodnya dhe TV-Novosti.

Artikuj të ngjashëm