Zyrtarët nga departamenti i tatimit mbi të ardhurat e Indisë filluan të kryejnë kontrolle në zyrat e BBC-së në kryeqytet, Nju Delhi, kanë bërë të ditur tre nga anëtarët e stafit të transmetuesit.
Kërkimi vjen disa javë pasi transmetuesi britanik ka publikuar një dokumentar kontrovers që shqyrtonte rolin e kryeministrit, Narendra Modi gjatë trazirave antimyslimane të vitit 2002.
Punonjësit kërkuan të mos identifikoheshin sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.
India ndaloi dokumentarin me dy pjesë “India: The Modi Question” muajin e kaluar dhe autoritetet u përpoqën të ndalonin shfaqjet e programit dhe të kufizonin klipet e tij në mediat sociale, lëvizje që kritikët dhe kundërshtarët politikë e cilësuan si sulm ndaj lirisë së shtypit.
Ministria e Jashtme e Indisë e quajti dokumentarin “propagandë të krijuar për të nxitur një narrativë veçanërisht të diskredituar” që i mungonte objektiviteti.
BBC-ja në një deklaratë kishte thënë se dokumentari ishte “hulumtuar në mënyrë rigoroze” dhe përfshinte një gamë të gjerë zërash dhe opinionesh.
-
India ndalon dokumentarin e BBC-së për kryeministrin e saj
-
India bastis portalin kritik, interviston disa gazetarë
-
Protestë e madhe në Bangladesh ndaj fyerjeve të Muhamedit
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Stafi i BBC-së revoltohet: Mediumi po e luan rolin e zëdhënësit të Izraelit