India e ka ndaluar shfaqjen në vend të një dokumentari të BBC-së që kritikon rolin e pretenduar të kryeministrit, Narendra Modi në trazirat vdekjeprurëse më shumë se 20 vjet më parë.
Veprimi u cilësua si një sulm ndaj lirisë së shtypit.
Një këshilltar i lartë për Ministrinë e Informacionit dhe Transmetimit tha se udhëzimet për të bllokuar dokumentarin u lëshuan duke përdorur "fuqitë emergjente" në dispozicion të qeverisë sipas rregullave të informacionit dhe teknologjisë së Indisë.
"Videot që shpërndajnë propagandë armiqësore @BBCWorld dhe mbeturina anti-Indiane, të maskuara si 'dokumentare', në @YouTube dhe tweet-et që ndajnë lidhje me dokumentarin e BBC-së janë bllokuar sipas ligjeve dhe rregullave sovrane të Indisë”, ka shkruar këshilltari i lartë Kanchan Gupta në Twitter të shtunën. Ai ka thënë se YouTube dhe Twitter kanë respektuar urdhrin.
Dokumentari me dy pjesë "India: The Modi Question", kritikon Modin, i cili ishte kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat në vitin 2002 kur shpërthyen trazirat midis shumicës hindu të shtetit dhe myslimanëve të pakicës.
Dhuna shpërtheu pasi bombardimi i një treni vrau dhjetëra hindu dhe për këtë u fajësuan myslimanët. Si hakmarrje, turmat hindu u vunë zjarrin shtëpive dhe dyqaneve në pronësi të myslimanëve. Më shumë se 1000 njerëz – kryesisht myslimanë u vranë, sipas shifrave të qeverisë.
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
BBC-ja i kërkon falje Trumpit, por refuzon të paguajë kompensim
-
Trumpi kundër BBC-së: Cilat janë pengesat për argumentin ligjor të presidentit?
-
Kryeministri i Nepalit jep dorëheqje mes protestave të dhunshme
-
19 të vdekur në protestat në Nepal kundër ndalimit të mediave sociale