Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryeministri i Pakistanit akuzon qeverinë për bllokimin e YouTube për të censuruar fjalimin e tij

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka akuzuar qeverinë se ka bllokuar përkohësisht YouTube-in në vend për të penguar njerëzit të dëgjojnë drejtpërdrejt një fjalim që ai mbajti në një tubim politik.

Akuza erdhi pasi rregullatori i medias elektronike të Pakistanit të shtunën vonë njoftoi ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të fjalimeve të Khanit për shkak të asaj që e quajti “gjuhën e tij të urrejtjes” kundër institucioneve shtetërore.

“Qeveria e importuar bllokoi YouTube në mes të fjalimit tim”, tha Khan në Twitter.

Khan ka bërë presion për zgjedhje të reja në Pakistan pasi u rrëzua nga pushteti në prill përmes një votimi parlamentar. Ai ka mbajtur fjalime të zjarrta në tubime anembanë vendit.