Pakistani ka pezulluar thirrjet telefonike dhe shërbimet tjera në telefon ndërsa miliona njerëz u drejtohen qendrave të votimit për qeverinë e re.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se masa është marrë për shkak të incidenteve terroriste të fundit në vend.
Zgjedhjet vijnë gati dy vjet që kur ish-kryeministri Imran Khan u rrëzua me mocion mosbesimi, raportoi BBC.
Khan u burgos për korrupsion vitin e kaluar.
Edhe pse shërbimet telefonike janë ndalur, interneti “ë-ifi” vazhdon të funksionojë.
Artikuj të ngjashëm
-
Protesta në Pakistan për parregullsitë zgjedhore
-
Ish-lideri pakistanez dënohet me burgim për nxjerrje të sekreteve shtetërore
-
Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet
-
Ish-kryeministri pakistanez dënohet me tre vjet burgim
-
Arrestimi i ish-kryeministrit Khan ishte i paligjshëm, vendos gjykata pakistaneze