Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bashkëshortja e Netanyahut akuzohet për keqpërdorimin e 100 mijë dollarëve

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është akuzuar për mashtrim pasi besohet se ka keqpërdorur fondet e kryeministrisë.

Në rastin e njohur si “afera e porositjes së ushqimit”, prokurorët kanë thënë se Sara Netanyahu kishte përdorur paratë e shtetit për të porositur ushqime në vlerë 100 mijë dollarë gjatë viteve 2010-2013.

Prokurorët kanë thënë se bashkëshortja e Netanyahut kishte paguar nga 10 mijë dollarë për kuzhinierë privatë.

Ajo ka mohuar këto akuza.

Artikuj të ngjashëm