Turmat e protestuesve në Tel-Aviv janë mbledhur para një salloni bukurie në të cilin ndodhej bashkëshortja e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Policia izraelite ka intervenuar për ta larguar Sara Netanyahun teksa protestuesit kanë brohoritur: “Shteti po digjet, Sara po rregullon flokët”.
Qindra protestues janë mbledhur të mërkurën para sallonit të bukurisë dhe kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Netanyahu.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe njësitet speciale, pasi ministri i Sigurisë u bërë thirrje forcave që ta “mbrojnë jetën” e bashkëshortes së kryeministrit.
Familja Netanyahu është kritikuar se nuk ka kontakt me izraelitët e zakonshëm dhe bën jetë luksi në kurriz të taksapaguesve.
Gjatë javës së kaluar, Parlamenti miratoi fonde të reja për Netanyahun dhe familjen e tij.