Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bariu kinez shpëtoi gjashtë atletë në ultramaratonën në Kinë ku humbën jetën 21 persona

Një bari kinez po vlerësohet si hero pasi shpëtoi gjashtë atletë në garën e ultramaratonës ku vdiqën 21 atletë, raporton BBC.

Zhu Keming ka treguar se ishte duke u kujdesur për bagëtinë e tij të shtunën në provincën veriore Gansu kur filloi të binte shi dhe temperaturat u ulën dukshëm.

Në afërsi, ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike zuri në befasi garuesit në ultramaratonën 100-kilometërshe.

Zhu u strehua në një shpellë ku mban ushqim dhe rroba, por derisa ishte brenda ai e pa një garues.

Bariu ka treguar se mori garuesin në shpellë, i masazhoi duart dhe këmbët e tij, dhe ndezi një zjarr.

Më pas i pa katër garuesë tjerë dhe i futi në shpellë dhe kështu ua shpëtoi jetën.

Edhe Kina pezullon ultramaratonat pas vdekjes së 21 atletëve Sport Kina pezullon ultramaratonat pas vdekjes së 21 atletëve

Zhu më pas doli për të kërkuar dhe shpëtoi edhe një garues.

“Dua të them sa falënderues jam. Ky njeri më shpëtoi jetën. Pa të nuk do të isha gjallë”, ka shkruar garuesi Zhang Xiaotao në rrjetin social kinez Weibo.