Kina ka pezulluar gjitha ultramaratonat dhe garat e distancave të mëdha pas vdekjes së 21 atletëve në një garë muajin e kaluar shkaku i motit ekstrem, raporton BBC.
Erëra të forta dhe reshjet e shiut prekën garën 100-kilometërshe në provincën Gansu.
Gara u ndalua kur 172 garuesit humbën, dhe nisi operacioni i kërkim shpëtimit.
Kina tash ka pezulluar gjitha garat sportive të rrezikut të lartë, ku ka mungesë të rregullave dhe standardeve të sigurisë.
Në garat e pezulluara hyjnë ultramaratonat, si dhe fluturimet me “wingsuit”.
Nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra atletë të vdekur nga moti i rëndë në Kinë
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Erërat e fuqishme në Kinë nxjerrin nga dritaret disa persona
-
Tërmeti në Kinë që la mbi 130 të vdekur, autoritetet po i përfundojnë operacionet e kërkimit