Qyteti i Barcelonës është në hall me derrat e egër. Numri i tyre thuhet se është shumë i madh dhe ata kanë nisur të bredhin masivisht nëpër rrugët e vendit.
Siç raporton BBC, disa qytetarë kanë thënë se kanë rënë pre sulmeve të derrave, derisa këta të fundit kanë shkaktuar edhe dëme.
“Ka shumë derra të egër dhe Barcelona po sillet si një hapësirë ekologjike. Kjo i bie se autoritetet po e shohin si mjedis të përshtatshëm për t’u shpërndarë”, ka thënë një qytetar.
Qeveria lokale ka premtuar eliminimin e kësaj problematike, duke përmendur vendosjen e kurtheve në hapësirat ku derrat po qarkullojnë me tepër.
Artikuj të ngjashëm
-
Derrat e egër shfaqen në oborrin e një shtëpie në Matiçan
-
Barcelona luan derbin me Espanyolin
-
Italiani stërvit qenin për të hedhur bërllokun në vende të paligjshme
-
Serbia arreston 11 persona për vendosjen e kokave të derrave nëpër xhami në Francë
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar