Shakira ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e një sulmi të rastit nga disa derra, derisa po ecte në një park të Barcelonës bashkë me djalin e saj tetë vjeç.
Këngëtarja kolumbiane ka thënë se kafshët e kanë sulmuar atë, para se t’i kapnin edhe çantën dhe të tërhiqeshin bashkë me të në pyll.
Lajmin për këtë sulm ajo e ka bërë të ditur përmes një seri të tregimeve në llogarinë e saj në Instagram, të mërkurën.
Shakira është viktima e fundit e sulmeve në rritje të derrave të egër në kryeqytetin katalan, në vitet e fundit.
Në vitin 2016, policia spanjolle kishte pranuar 1,187 thirrje telefonike rreth sulmeve që kanë kryer derrat e egër ndaj qenve, bllokim të trafikut dhe vrapim pas veturave në qytet.