Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bandat në Haiti fillojnë të djegin stacionet policore

Bandat që po kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Haitit, Ariel Henry, kanë filluar të djegin stacionet policore në kryeqendër, Port-au-Prince, raporton “BBC”.

Stacioni policor që gjendet në zonën tregtare Salomon është i fundit që është shënjestruar, kanë bërë të ditur mediumet lokale.

Bandat kanë nisur sulmet kur kryeministri Henry udhëtoi javën e kaluar për në një samit rajonal.

Trazirat kanë paralizuar trafikun ajror, dhe kanë penguar kthimin e kryeministrit.

Henry tentoi të kthehej të martën në Port-au-Prince, por aeroplani me të cilin po udhëtonte u desh të ulej në Porto-Riko. Aeroporti ndërkombëtar në Haiti ishte mbyllur pasi ushtarët po tentonin të ndalnin sulmet e bandave të armatosura.

Edhe Kryeministri i Haitit arrin në Porto-Riko, ndërsa po vazhdon dhuna e bandave Botë Kryeministri i Haitit arrin në Porto-Riko, ndërsa po vazhdon dhuna e bandave

Autoritetet e aviacionit civil në Republikën Dominikane po ashtu nuk lejuan aterimin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte Henry.

Henry nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike që nga vizita e tij në Kenia.