Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka arritur në Porto-Riko, pasi nuk po është në gjendje të kthehet në vendin e vet, raporton “BBC”.
Sipas mediumeve lokale, ai arriti në kryeqendër të Porto-Rikos, San Juan, të martën pasi udhëtoi nga New Jersey.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ditët e fundit, nuk dihej vendndodhja e Henryt pas vizitës që pati në Keni.
Dhuna në Haiti ka përshkallëzuar në mungesë të tij – ku bandat e armatosura janë duke tentuar të marrin nën kontroll aeroportin për të mos e lejuar hyrjen e tij në Haiti.
Lideri i tyre, Jimmy “Barbecue” Cherizier, ka kërkuar që kryeministri të dorëhiqet – duke paralajmëruar se përndryshe Haiti po shkon “drejt një lufte civile që do të çojë në gjenocid”.
Aeroplani i Henryt është detyruar të ulet në Porto-Riko, pasi atij iu mohua hyrja në Haiti apo Republikë Dominikane, njoftojnë uebfaqet lokale.
Republika Dominikane ka njoftuar të martën se do të mbyllë hapësirën ajrore me Haitin.
Lideri Luis Abinader, ka thënë se masat do të merren për të siguruar një “nivel të paqes e kontrollit”.