Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mes trazirave jep dorëheqje kryeministri i Haitit

Udhëheqësi i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqje pas javësh kaosi në rritje, ku bandat kanë sulmuar strukturat qeveritare dhe rendi shoqëror është në prag të kolapsit.

Henry tha se në një fjalim të hënën vonë se qeveria e tij do të largohet nga pushteti duke shtuar se “Haiti ka nevojë për paqe dhe stabilitet”.

“Qeveria ime do të largohet menjëherë pas inaugurimit të këshillit. Ne do të jemi qeveri e përkohshme derisa të emërohet një kryeministër dhe një kabinet i ri”, tha Henry në një videoadresim.

Këshilltari i Henrit, Jean Junior Joseph konfirmoi më herët dorëheqjen e kryeministrit për CNN, duke theksuar se Henry do të mbetet në rolin e tij deri në formimin e një qeverie të re të përkohshme.

Javën e kaluar, kur shpërtheu dhunë e madhe, Henry ishte në Kenia për të nënshkruar marrëveshje për dërgimin e 1000 oficerëve policorë kenianë në Karaibe për të rivendosur situatën e sigurisë, ku qeveria e tij ka humbur kontrollin.