Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep zyrtarisht dorëheqje kryeministri i Haitit

Ariel Henry

Foto: Associated Press

Ariel Henry ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Haitit, duke hapur rrugën për formimin e një qeverie të re në shtetin në Karaibe, që është goditur nga dhuna e bandave që la të vdekur apo të lënduar mbi 2,500 persona nga janari deri në mars. 

Henry ka paraqitur dorëheqjen e tij në një letër të nënshkruar në Los Angeles, që mban datën e 24 prillit, dhe u publikua të enjten nga zyra e tij. 

Kabineti i mbetur i Henryt ka zgjedhur ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Michel Patrick Boisvert, që ta ushtrojë përkohësisht postin e kryeministrit. 

Nuk është bërë e qartë menjëherë se kur këshilli tranzitor do ta zgjedhë kryeministrin e vetë të përkohshëm.