Numri i personave të infektuar me koronavirusi në Ballkanin Perëndimor është rritur deri në 60 për qind gjatë muajit tetor.
Brenda 14 ditëve të fundit në rajon janë regjistruar 166 mijë e 17 raste të reja të infektimit, në krahasim me 100 mijë sa ishin deri në fund të muajit të shkuar, ka raportuar Al-Jazeera. Bilancin më të lartë të të infektuarve në periudhën katërmbëdhjetë-ditore e ka shënuar Serbia, me 93 mijë e 249 raste të reja.
Rritje të madhe në shifra gjatë kësaj periudhe kanë regjistruar edhe Kroacia me 27 mijë e 997 të infektuar dhe Sllovenia me 18 mijë e 976 raste. Në Bosnjë-Hercegovinë brenda dy javësh janë evidentuar edhe 8 mijë e 122 të infektuar të rinj me virus.
Ndërkaq rënie të lehtë të numrit të pacientëve me COVID-19 kanë shënuar Shqipëria, me 6 mijë e 797 raste, Mali i Zi me 5 mijë e 759, Maqedonia e Veriut me 4 mijë e 899, përderisa Kosova ka evidentuar bilancin më të ulët katërmbëdhjetë-ditor në gjithë rajonin, me 238 të prekur të rinj nga COVID-19.
-
Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus
-
Rritje për 150 për qind e rasteve me COVID-19 në Slloveni
-
Bosnja raporton numrin më të madh të të prekurve me koronavirus dhe 20 të vdekur
-
Sot “numër katastrofal” i të prekurve me COVID në Serbi
-
Maqedonia e Veriut shënon rritje të rasteve për 51 për qind