Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serisë, Marko Gjuriq, do të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Washington, ka raportuar të martën B92, duke u thirrur në burimet e veta.
Si ka shkruar ky portal serb, duhet që së pari të përfundojnë të gjitha çështjet procedurale, para se Gjuriqi ta marrë detyrën e re.
Ambasada në Washington ka mbetur e zbrazët, pasi që ka skaduar mandati i ambasadorit të mëparshëm të Serbisë, Gjergjo Matkoviq.
Prania e Gjuriqit në Washington gjatë negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes ka bërë që mediat në Beograd të shkruajnë se Gjuriqi mbase po përgatitet për post në ministri, mbase edhe ta zëvendësojë ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiqin.
Artikuj të ngjashëm
-
B92: Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA
-
Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA, e zëvendëson ndihmësi i tij Petar Petkoviq
-
Gjuriq në vend të Daçiqit ministër i Jashtëm i Serbisë?
-
Gjuriqi i prerë: Në Washington Serbia do të negociojë vetëm rreth ekonomisë
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten