14 shtator – Njëri nga kandidatët më serioz për shef të ardhshëm të diplomacisë së Serbisë është drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj gazete, shumë sish praninë e Gjuriqit në delegacionin që në Uashington e në Bruksel e udhëhiqte presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, e shohin si një shenjë se llogaritet në të seriozisht si në trashëgimtarin e Ivica Daçiqit në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.
Sipas informatave të kësaj gazete, kur bëhet fjalë për qeverinë e re, shtohen gjasat që ajo të jetë e një spektri të gjerë të Partisë Përparimtare Serbe me Partinë Socialiste të Serbisë dhe me Aleancën Patriotike Serbe. Ajo do të afatizohej për një vit e gjysmë dhe prej saj pritet konsensus i gjerë kur është fjala për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, vazhdimin e reformave dhe sfidat e mëdha ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.
-
B92: Gjuriqi bëhet ambasador i Serbisë në Washington
-
Gjuriqi takohet me Rubion, përmend forcimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA
-
Serbia pretendon për “frymë të re” në raportet me SHBA-në
-
Gjuriq: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
-
Gjuriqi mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së: Nis fushata për t’i mbrojtur serbët e Kosovës