Zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime se agjencitë ruse të inteligjencës kanë nisur një fushatë për ta vënë në dyshim besimin mbi kompanitë që kanë shpikur vaksinat kundër koronavirusit. Kjo thuhet se po bëhet përmes internetit ku në muajt e fundit janë publikuar artikuj që vë në pikëpyetje efektshmërinë e vaksinave.
Nga Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit që monitoron tentimet e huaja për dezinformim, janë identifikuar katër publikime që thuhet se kanë ardhur nga Rusia. Uebsajtet u përdorën për të dezinformuar publikun dhe për të krijuar dyshime ndaj vaksinave. Kjo thuhet se ishte bërë kryesisht ndaj Pfizerit, shkruan thewallstreetjournal.
“Mund të themi se këto pika janë të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet e inteligjencës ruse. Ato(lajmet e rrejshme) janë të gjitha në pronësi të huaja, me qendër jashtë SHBA-së”, thuhet nga Qendra.
-
SHBA-ja në alarm nga dezinformatat ruse për vaksinat
-
SHBA-ja vendos një sërë masash ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 5 nëntorit
-
SHBA: Putini po dezinformohet, këshilltarët frikësohen t’ia thonë të vërtetën
-
Rusia akuzohet se përdori spiun për t’ia vjedhur AstraZenecas formulën e vaksinës
-
Facebooku mbyll disa llogari që përhapnin dezinformata mbi vaksinimin