Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar të martën në mbrëmje pasi një autobus u rrëzua nga mbikalimi në Mestre, provincë e Venezias në Itali, raportona Ansa.
Autobusi doli nga rruga pasi theu një pengesë, "fluturoi" për 10 metra dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë duke shpërthyer në flakë.
Dy nga 21 të vdekurit janë fëmijë. Deri tash, janë konfirmuar 12 persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Çka dyshohet se shkaktoi aksidentin me 21 të vdekur në Itali?
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e makinave në Itali
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar