Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çka dyshohet se shkaktoi aksidentin me 21 të vdekur në Itali?

Autoritetet italiane në hetimet fillestare dyshojnë se shoferi ka humbur vetëdijen në aksidentin që la 21 të vdekur në Mestre të Venezias të martën në mbrëmje.

Një autobus me turistë ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave.

Sipas autoriteteve italiane, në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, që shton edhe më tej dyshimet se shoferi nuk ka qenë i vetëdijshëm gjatë aksidentit.

Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid.

Edhe Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, të paktën 21 të vdekur Botë Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, të paktën 21 të vdekur

18 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

“Ishte një grua që fliste anglisht dhe qante... ndërsa e nxora ajo më tha ‘merr vajzën time, merr vajzën time’. Vajza ishte një fëmijë i vogël, mendoj se ishte dy vjeç. Ajo ishte pa vetëdije, kam dyshime se ajo ka vdekur. Unë jam i mërzitur. Ajo ishte në moshën e djalit tim. Është sikur ta kem humbur djalin”, ka thënë një punëtor migrant nga Afrika, teksa bashkë me shokun e tij dogjën edhe duart për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga aksidenti, raporton Corriere della Serra.