Një përplasje mes 5 makinave dhe një autobusi me 38 pasagjerë ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e 14 të tjerëve në Vallesaccarda, në jug të Italisë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, raporton agjencia ANSA.
Zjarrfikësit italianë kanë njoftuar se disa persona të përfshirë në aksident u shtruan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët u lënduan më lehtë.
Autobusi, i cili u nis nga Lecce, po shkonte për në Romë, kur përplasja bëri që ai të rrëzohej nga rruga dhe të mbetej në pjerrësi. Shkaku i rrëzimit mbetet ende i paqartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, të paktën 21 të vdekur
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar
-
37 të vdekur në një aksident trafiku në Brazil