Një burrë nga Austria e mbajti kufomën e mumifikuar të nënës së tij në një bodrum për më shumë se një vit, ndërsa vazhdoi të merrte pagesat e saj të pensionit, thotë policia austriake.
Gruaja 89-vjeçare, e cila thuhet se kishte demencë, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.
Djali i saj, 66 vjeç, thuhet se e kishte vënë trupin e saj në bodrumin e tij dhe kishte përdorur pako akulli dhe fashë për të ndalë erën.
Policia beson se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 50.000 euro në pagesa.
Mashtrimi i dyshuar doli në dritë vetëm pasi një postier i ri që jepte përfitimet e gruas në rajonin perëndimor të Tirolit iu refuzua një kërkesë për ta parë atë, tha policia në një deklaratë.
Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin pasues të tmerrshëm.
Edhe
Italiani vishet dhe grimohet si nëna e tij e vdekur për t’ia marrë pensionin
Policia i tha transmetuesit publik austriak ORF se i dyshuari gjithashtu kishte mbuluar nënën e tij me mbeturina macesh. "Në fund, kufoma u mumifikua", deklaroi oficeri Helmuth Gufler, duke shtuar se burri kishte rrëfyer për të gjitha.
Gufler tregoi se burri nuk kishte të ardhura të tjera dhe u tha atyre se pensioni do të ndalej menjëherë nëse ai do të kishte raportuar vdekjen, duke e lënë atë të paaftë për të paguar për funeralin e nënës së tij ose për të mbajtur shtëpinë që kishin ndarë.
I dyshuari gjithashtu tha se i kishte thënë vëllait të tij se nëna e tyre po merrte kujdes në një spital dhe se nuk ia vlente të vizitohej, ngase në gjendjen në të cilën ishte, nuk do të kishte gjasa që ta njihte, raportoi ORF.
-
Burri në Suedi dënohet me burgim, fshehu në frigorifer trupin e partneres për t’ia marrë pensionin
-
Një slloven e fshehu për disa vite trupin e pajetë të nënës për të marrë pensionin e saj
-
Transferohet në burg të rregullt austriaku që përdhunoi për 24 vjet vajzën e tij
-
Gruaja e çon burrin e vdekur në bankë për të marrë kredi