Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australiania kërkoi në Google mënyra vrasjeje para se ta vriste partnerin e saj

Një grua e priste taksinë në Bunnings kur bleu një sëpatë që më vonë e përdori për të vrarë partnerin e saj, i është thënë një gjykate në Sydney.

34-vjeçarja paraprakisht bëri kërkime në Google për vrasjen, duke përfshirë shprehjen "çfarë pjese të trupit duhet të synosh kur vret dikë me sëpatë".

Ajo është deklaruar fajtore për vrasjen e partnerit të saj teksa ai ishte shtrirë duke shikuar në iPad-in e tij në shtëpi në shtator 2020.

Sipas fakteve, ai ishte me një grua tjetër kur partnerja e tij i telefonoi dhe i dërgoi mesazh, raportoi The Guardian. 

Ai i tha gruas me të cilën ishte se ishte ish-partnerja e tij, duke e përshkruar atë si të rrezikshme – të dhunshme dhe abuzive.

Gruaja dërgoi 19 mesazhe duke sugjeruar se ai po bënte marrëdhënie seksuale me dikë dhe ajo u përpoq ta telefononte nga rreth orës 5.30 deri në 13:00.

Në fillim të atij muaji, ajo kishte kryer kërkime në telefonin e saj për informacion, duke përfshirë "a mund të vrasësh dikë me ujë të nxehtë të valë" dhe "a është vërtet e lehtë të vrasësh dikë me thikë".

Edhe Para se të vritej Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti Kronikë Para se të vritej Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti

Para vrasjes, ajo bëri më shumë kërkime duke përfshirë: "Cila pjesë e trupit është më e lehtë për të vrarë dikë me sëpatë".

Viktima u konstatua se kishte vdekur nga plagët e shumta në kokë.

Burri ishte dënuar për vepra dhune ndaj gruas në vitin 2010, 2011 dhe në mars 2019, ndërsa gruaja nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.