Australia ka njoftuar se do ta dëbojë ambasadorin e Iranit nga shteti, pas dyshimeve për përfshirjen direkte të qeverisë iraniane në sulmet antisemitike në Sydney dhe Melbourne.
Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se sulmet ishin “akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme të agresionit, të orkestruara nga një shtet i huaj”. Askush nuk ishte lënduar në sulmet që ndodhën vitin e kaluar.
Shefi i organizatës së Inteligjencës së Sigurisë në Australi, Mike Burgess, ka thënë se informatat që posedon agjencia e tij janë se Irani ka shumë gjasa të ketë qenë prapa sulmeve ndaj komunitetit hebre në incidentet në Australi.
Ambasadori Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarë të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Australia brenda shtatë ditësh. Irani nuk ka komentuar akuzat.
Është hera e parë që Australia ka dëbuar një ambasador që prej Luftës së Dytë Botërore.
Albanese po ashtu ka thënë se qeveria e tij do t’i shpallë Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste.
-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Një prej anëtareve të ekipit të Iranit ndryshon mendje për azilin në Australi
-
Australia ofron azil për pesë anëtare të përfaqësueses së Iranit
-
Australisë i kërkohet të mbrojë futbollistet e Iranit që u quajtën “tradhtare të kohës së luftës”
-
Australia u kërkon familjarëve të diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani