Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrin në 17 numri i të vdekurve nga përplasja tragjike e aeroplanit në Indi

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 123 të tjerë janë lënduar nga përplasja e një aeroplani të linjës “Air India Express”, dje në Kerala të Indisë.

Në mesin e të lënduarve, të paktën 15 persona janë në gjendje të rëndë, ka thënë Abdul Karim, polic në Kerala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy pilotët e aeroplanit kanë mbetur në vdekur, raporton AP.

Aeroplani po zbriste në pistë, derisa doli nga ajo dhe u nda në dy pjesë. 10 të mitur kanë qenë po ashtu pasagjerë në të në një total prej 191 personave, transmeton KOHA. 

Tragjedi e ngjajshme kishte ndodhur para një viti në po të njëjtin aeroport, por asnjë nga 180 pasagjerët nuk ishte lënduar.